Dhunoi fizikisht babain dhe vëllain e tij, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

14/03/2026 11:15
Foto Ilustruese

Një 35-vjeçar është arrestuar në Bulqizë për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB