“Bëri një gabim si ju në fëmijëri”/ Ministri Gogu tregon shembullin e të riut shqiptar që fitoi të drejtën e profesionit në Strasburg: Nuk pushoi kurrë së luftuari

14/03/2026 10:58

Pikërisht ditën e verës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka takuar të miturit që mbahen në Institutin e Kavajës për të vlerësuar  vendimin e Strasburgut që i dha të drejtë Shiqiri Manjanit, një shembull frymëzues i të një riu, i cili pas problemeve me ligjin kur ishte fëmijë fitoi shkollën për prokuror duke u renditur ndër më të mirët.

Por i riu u skualifikua nga Këshilli i lartë i Prokurorisë, e megjithatë ai fitoi në gjykatën e Strasburgut që i kujton drejtësisë në Shqipëri se e kaluara nuk mund të të ndjekë kur ja ke dalë mbanë të rehabilitohesh

“Unë jam i bindur që ju e keni marrë vesh që, keto ditë madje, një i ri si ju i cili dikur ka bërë një gabim të caktuar në jetën e tij, i mohuan të drejtën e profesionit. Por ai nuk pushoi së kërkuari, dhe shkoi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dhe sot e ka fituar këtë gjë”, u shpreh ministri Gogu.

Beteja e Shiqiri Manjanit në gjykatat shqiptare që autoritetet nuk e lejuan të realizojë ëndrrën e tij për shkak të fëmijërisë, u bë publik për herë të parë në vitin 2023 nga Top Channel në Exclusivin “Fëmijët Tanë” dhe më pas në Top Albania Radio në Podcastin “Fol me Anila Hoxha”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB