Pamje të papublikuara më parë nga përgatitja dhe stërvitja e forcave speciale RENEA u transmetuan në emisionin Top Story, duke sjellë një vështrim të disiplinës, sakrificës dhe përkushtimin e njësisë elitare të policisë shqiptare.

Në një intervistë ekskluzive, komandanti i RENEA, Altin Dardha, tregoi sesi stërviten efektivët dhe demonstroi aksionet taktike, përfshirë përdorimin e snajperëve, armëve të gjata dhe të shkurtra, lëvizjet taktike pas barrikadave dhe qitjet në mbulim me njëri-tjetrin.

Ai shpjegoi se kulla e alpinizmit, e përdorur si simulim i zbritjes nga helikopteri, është përshtatur me të gjitha përmasat e një helikopteri. “Efektivët mbajnë shumë pesha në trup dhe tregojnë aftësinë për të zbritur në mënyrë të sigurt,” tha komandanti.

Në lidhje me krahasimet me operacione të huaja, përfshirë edhe kapjen e Maduros ai shtoi: “Çdo ngjarje e dëgjuar apo e parë analizohet dhe diskutohet nga ne me kolegët, për të përmirësuar taktikat dhe aftësitë tona. Rishikojmë pamjet filmike dhe i analizojmë së bashku, në funksion të detyrës.

Ndër të tjera komandanti tregoi edhe zbritjen nga një kullë 15 metra e lartë, një demonstrim tjetër i efektivëve.

‘Demonstrimi i zbritjes nga kjo kullë është më i vështirë se sa zbritja reale nga helikopteri’, tha komandanti.

Pamjet e publikuara tregojnë përkushtimin, disiplinën dhe stërvitjen intensive që i mban efektivët e RENEA-s gjithmonë të gatshëm për çdo mision.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB