Tifozët e Milanit besojnë, veprimi i fundit i Sergio Ramos e afrojnë atë me transferimin te kuqezinjtë

13/03/2026 17:14

Nuk duhet shumë për të ndezur tregun e transferimeve dhe në epokën e mediave sociale, një veprim i thjeshtë mund të flasë më shumë se fjalët.

Kjo është ajo që po ndodh me Sergio Ramos, mbrojtësin legjendar spanjoll dhe fitues të Botërorit dhe Ligës së Kampionëve.

Pas pjesëmarrjes së tij në derbin e Milanos, Ramos la një “pëlqim” në Instagram në një postim të MilanNews24 që lidhej me një transferim të mundshëm te klubi kuqezi.

Veprimi i tij ka rritur menjëherë shpresat e tifozëve të Rossonerëve, të cilët mezi presin të shohin një tjetër ish-lojtar të Real Madridit në fanellën kuqezinjve, pas mbërritjes së Luka Modric verën e kaluar.

Komentet e mbrojtësit spanjoll, i cili mbush 40 vjeç këtë muaj, kanë ndezur spekulime të gjera, sidomos pasi ai festoi fitoren e Milanit në derbi.

Thashethemet lidhen me një interes të mundshëm të trajnerit Massimiliano Allegri, i njohur për tërheqjen ndaj lojtarëve me përvojë dhe liderë ndërkombëtarë.

Profili i Ramos, si dhe marrëdhënia e tij me Modric, mund ta bëjnë transferimin tërheqës për klubin italian.

Sergio Ramos është aktualisht agjent i lirë, gjë që mund të lehtësojë ardhjen e tij në Itali pa kosto transferimi.

Megjithatë, çështja e pagës mbetet e ndjeshme: te Monterrey, sezonin e kaluar, ai fitonte 4 milionë euro neto plus bonuse, një shifër që Milani nuk duket i gatshëm ta ofrojë për një lojtar 40-vjeçar.

Megjithatë, spanjolli mund të pranojë një ulje të pagës për të luajtur pranë Modric dhe për të veshur fanellën prestigjioze të Rossonerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB