Ish-zv.kryeministrja Balluku kërkon shuarje të masës së sigurisë, shqyrtohet sot kërkesa në Gjykatën e Posaçme Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë.
Ai u shpreh se pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon, ambasadat në kontakt me qytetarët shqiptarë, MEPJ koordinim me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi.
138 shtetas kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga rajoni.
Pjesë nga fjala e ministrit në komision:
Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon:
Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit:
Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë.
Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%).
Të interesuar për t’u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas.
Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas.
Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas.
Të planifikuar për t’u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas.
Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.
Top Channel