Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Studio ligjore Kasowitz që përfaqëson kryebashkikaun e Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar raportin e tretë që shqyrton procesin ligjor ndaj Veliajt, qe mbahet në paraburgim prej më shumë se një viti.
Sipas raportit vihen në pah përpjekjet e SPAK për të cenuar të drejtën e Kryetarit për një gjykim të drejtë duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme i ka bllokuar vazhdimisht Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për t’u përgatitur për gjyqin ndaj tij.
Megjithëse më datë 9 mars Gjykata e Shkallës së Parë, hodhi poshtë qëndrimin e SPAK-ut, duke e urdhëruar këtë të fundit t’ia dërgojë dosjen e provave Kryetarit Veliaj për shqyrtim dhe duke shtyrë gjyqin për dy javë, në raport ngrihet shqetësimi nëse Veliaj mund realisht të shqyrtojë dhe përpunojë një volum kaq të madh provash brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Më tej në raport thuhet se SPAK përmend aktivitetet lobuese të Veliajt si bazë për të zgjatur ndalimin e tij. Megjithatë, lobimi nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar ndalimin e një të pandehuri.
“Ka vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për këtë qëllim: për të ndëshkuar dhe për t’u hakmarrë ndaj Kryetarit Veliaj për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike për t’iu drejtuar institucioneve me kërkesa, gjë që në fakt ka nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në çështjen e ti”, thuhet në raport.
Partneri i Kasowitz, Daniel Fetterman, thotë se përdorimi i aktiviteteve të ligjshme të lobimit si argument për paraburgim është shqetësues dhe bëri thirrje që institucionet amerikane të shqyrtojnë situatën. Sipas tij, për këtë çështje janë dërguar edhe letra drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë.
Top Channel