Lorenzo Insigne nuk e harron të kaluarën. Është kthyer aty ku nisi gjithçka, në Pescara dhe pas eksperiencës në Toronto ai reflekton, teksa në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ flet për atë që mund të kishte shkuar ndryshe në karrierën e tij.

‘Në Kanada, në aspektin futbollistik, gjërat nuk shkuan siç doja-tregon Insigne-durim, gjithnjë e kam nisur nga e para. Si eksperiencë jete ishte fantastike. U kthyem dhe fëmijëve të mi iu mungonin miqtë dhe shkolla në Toronto. Profesionalisht prisja një futboll ndryshe. Pata disa probleme fizike dhe nuk e njohën Insignen e vërtetë. Nuk ishim në gjendje që të krijonim një skuadër kompetitive dhe fajet ranë mbi mua që isha më i paguari. Por kushdo do të bënte të njëjtën zgjedhje’.

Për Insignen është e paevitueshme për të folur përt Napolin.

‘Pas 12 vitesh, ishte e drejtë të ndërroja ambient, ndoshta mund të mos kisha shkuar kaq larg, por ndodh-shtoi Lorenzo-nuk bëj me faj askënd, por largimi nuk ishte i lehtë. Duke u larguar, humba shumë. Por te Napoli dhe Kombëtarja, përjetova kënaqësi. Kur shkova në Toronto, telefonata e parë që bëra ishte ajo për Mancinin dhe më tha se nëse do të kualifikoheshim në botëror do të isha pjesë e skuadrës. Ndërsa te Napoli, tifozët prisnin gjithnjë e më shumë, por energjitë e mia mentale kishin shteruar. Më vjen keq që nuk e fitova titullin në sezonin e 91 pikëve. Sigurisht nuk jam ziliqar, fitorja ime ishte të luaja 12 vjet me Napolin dhe të isha kapiten’

Më pas Insigne foli për Kombëtaren Italiane

‘Fakti që nuk fituam dy ndeshjet me Suedinë dhe të mos shkonim në atë boteëror, la shenjë te unë dhe kushedi nëse do të largohet ndonjëherë-shtoi Insigne-por nuk duhet të shohësh kurrë prapa, këtë herë duhet t’ia dalim mbanë. me Gattuson flas thuajse çdo ditë. Unë kujtoj që nuk kam thënë kurrë ‘Mjaft me Kombëtaren’. Ai i di cilësitë e mia dhe disponibilitetin tim, kështu që do të bëjë zgjedhjen më të mirë. Pastaj, nëse Pescara qëndron në Serie B dhe unë shkoj në Boteror, mund të lë futbollin, bëj shaka…’

Edhe pse ende nuk është koha për të bërë bilance, Insigne kujton atë që ka qenë thelbësor për karrierën e tij.

‘Në radhë të parë Zeman, sepse besoi te unë-tregon Insigne-nuk do të rresht kurrë së falenderuari atë. Më ka ndodhur që të mos i përqafoj 100% idetë e një trajneri, por me të kjo nuk ndodhi. Kam shënuar 150 gola në futbollin profesionist, ai që kujtoj më shumë? Goli im i parë në Serie A kundër Parmës në San Paolo, si mund të harrohet? Më pas ata në Evropian, në Bernabeu apo ndaj Dortmundit me goditje dënimi’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB