Trump i magjepsur nga partnerja e Jake Paul: E fejuara jote është shumë e bukur, mos e humb
NBA është një kampionat ku statistikat marrin një rëndësi të veçantë dhe shkruajnë histori të kësaj lige. Kjo u pa edhe në mbrëmjen e së enjtes ku protagonist u bë Shai Gilgeous-Alexander i cili theu një rekord të legjendës Wilt Chamberlain që rezistonte prej 63 vitesh.
Basketbollisti i Oklahoma City Thunder bëhet lojtari me numrin më të madh te ndeshjeve radhazi që shënon mbi 20 pikë personale, plot 127 të tilla.
Kanadezi shënoi 35 pikë në fitoren 104-102 të Oklahomës ndaj Boston Celtics për të zgjatur një seri që ka nisur nga 1 nëntori i 2024 duke arritur në ndeshjen e tij të 127 me mbi 20 pikë të shënuara, ndërkohë që Chamberlain është ndalur në 126 ndeshje në periudhën tetor 1961-janar 1963.
‘Të gjitha rekordet janë fantastike, por nuk kanë asnjë rëndësi nëse nuk fiton, është e vetmja gjë që kisha në mendje-tha Gilgeous-Alexander, protagonist me Thunder në fitoren e titullit në NBA sezonin e kaluar-jam i kënaqur që fituam dhe që vendosa rekordin’
Top Channel