LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai. Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur. NATO rrëzon raketën e tretë iraniane mbi Turqi
Irritimi i Pete Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon u interpretua si një shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndiejnë presion në rritje lidhur me luftën kundër Iranit.
Sipas BBC, Hegseth dukej se po përpiqej të justifikonte strategjinë e luftës përballë një shqyrtimi gjithnjë e më të madh nga një pjesë e medias amerikane.
Ky presion, lidhet me disa faktorë: rritjen e çmimeve të naftës, qëndrueshmërinë e regjimit iranian, dhe raportimet për viktima ushtarake amerikane.
Gjatë konferencës, Hegseth deklaroi se media duhet të “pranojë” se SHBA dhe Izraeli po “shkatërrojnë” ushtrinë iraniane. Ai shtoi se regjimi iranian tani sheh në qiell “yjet dhe vijat” e flamurit amerikan dhe “Ylli i Davidit”, duke e quajtur këtë “makthin më të keq të regjimit”.
Sipas tij, arsenali dhe kapacitetet ushtarake konvencionale të Iranit po shkatërrohen, ndërsa udhëheqja iraniane po fshihet “nën tokë si minjtë”.
Megjithatë, kur u pyet për dy çështje kyçe të strategjisë, sigurimin e Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar, përgjigjet e tij mbetën kryesisht të paqarta.
Sipas BBC, irritimi i tij gjatë konferencës për shtyp duket si një tregues se administrata amerikane po përballet me presion në rritje për zhvillimet e luftës.
Top Channel