Inter do të kthehet në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës për të lënë pas krahëve humbjen në derbi dhe për të vijuar rrugën e tij drejt titullit të 21 në Serie A.

Ai që flet për nevojën që skuadra zikaltër të rigjejë besimin dhe për tema të tjera të aktualitetit është ish presidenti i Interit, Massimo Moratti në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ ku nuk harron të hedhë thumba edhe në drejtim të rivalëve historikë të Milanit

Dhe në fakt Moratti e nis me episodin e prekjes së topit me dorë të Riccit në zonë në minutën e 95.

‘E vlerësova faktin që u zgjodh të mbahet një profil i ulët, pa alibi edhe pse shpesh në të kaluarën ai episod është dënuar. Në krah të kundërt, do ishte bërë nami…-tha Moratti në intervistën e tij-skuadra duhet të kthehet të vrapojë dhe të luajë. Ndaj Milanit nuk e pashë zjarrin, tensionin e duhur dhe kjo është diçka e papranueshme duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një ndeshje derbi. Është një humbje që në fakt lindi që në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Comos. Interi shkoi atje për të mos luajtur duke menduar se ka ndeshjen e kthimit. ndaj kuqezinjve ishte një ndeshje e lodhur, pasi e bënë këtë me vullnet ndaj Comos dhe ishte një idiotllëk’.

Më pas Moratti u kthye të çështja Bastoni dhe episodi i tij me Kalulun në ndeshjen me Juventusin për të cilën ai po fërshëllehet shpesh.

‘Është absurde, sepse ata që e fërshëllejnë tani, kanë në skuadrat e tyre, futbollistë që bëjnë shumë skena, që rrëzohen nga kontakti më minimal dhe vënë duart në fytyrë kur goditjen e marrin në gjoks-vijoi Moratti që nuk harron të thumbojë as Juventusin –Bastoni bëri një budallallëk të madh, sidomos me festimin e tij. Por gjithçka u amplifikua sepse bëhej fjalë për Inter-Juventus dhe drejtuesit bardhezinj me ato protesta që flisnin për vdekje të futbollit…Është një kthim i pjesshëm i borxhit…’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB