I shkaktoi shtetit francez 2.5 mln euro dëm, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri 61-vjeçari italian

13/03/2026 10:29
Foto Ilustruese

Një 61-vjeçar italian është kapur gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca.

Sipas uniformave blu, shtetasi Vito Cardinale, i ka shkaktuar Francës 2.5 mln euro dëm duke shmangur TVSH-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, Vito Cardinale, 61 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB