George Russell fiton pole position për Garën Sprint në Çmimin e Madh të Kinës, ndalesa e dytë e Botërorit të Formula 1. Në pistën e Shanghait, piloti britanik i Mercedes shënoi kohën 1 minutë 31 sekonda e 520 të mijtat.

Pas tij në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Mercedes, Andrea Kimi Antonelli me 289 të mijtat më shumë, me italiani që ishte nën hetim pasi pengoi Lando Norris në pjesën qendrore të kualifikuesve, por  në fund e evitoi penalizimin. Kampioni i botës në fuqi, Norris u rendit në vendin e tretë me 621 të mijtat më shumë se bashkëkombasi i tij i Mercedes duke lënë pas një tjetër pilot britanik, Lewis Hamilton me Ferrari në vendin e katërt.

Klasifikimi i kualifikueseve për Garën Sprint vijon me Oscar Piastrin dhe Charles Leclerc të renditur respektivisht në vendin e 5 dhe të 6. Në vijën e katërt do të jenë Pierre Gasly me Alpine dhe Max Verstappen me Red Bull me holandezin që ishte 1 sekondë e 734 të mijtat i shkëputur nga George Russell.

Dhjetëshen më të mirë për provat kualifikuese të Garës Sprint e plotësojnë Oliver Bearmën me Haas-Ferrari dhe Isack Hadjar me Red Bull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB