Formula 1/ Superfuqia Mercedes, Russell, pole position për Garën Sprint në Kinë
Flavio Briatore është një nga ato personalitete që di si të marrë vëmendjen me deklarata të forta, të sinqera dhe ndonjëherë duke tejkaluar pak etikën.
Skuadra e Alpine në Formula 1 nuk po bën mirë; rezultatet janë zhgënjyese dhe përdorimi i njësisë së fuqisë së motorit të furnizuar nga Mercedes nuk po jep rezultatet e shpresuara. E megjithatë skuderia nga Stuttgart po fluturon dhe kontaktet mes dy skuadrave janë më të afërta se kurrë.
Blerja e mundshme
Prej ditësh po qarkullojnë zërat për blerjen e Alpine nga ana e Mercedes dhe Briatore i pyetur në lidhje me këtë çështje u përgjigj hapur. ‘Çdo ditë del ndonjë gjë e re-tha Briatore-nuk e di se cili është zëri i fundit i korridoreve, por ajo që di është se po bisedojmë me Mercedes, jo me Toto ëolff. Në këtë moment kemi 3-4 blerës të mundshëm që po flasin, ju kujtoj, për kuotat e Otro Capital, jo të Alpine. është një fond amerikan dhe dëshiron të shesë kuotën e tij të aksioneve prej 24% që ka ngjallur interes te disa kandidatë. Nëse dikush do të blejë këtë kuotë ne do të jemi të lumtur’
Top Channel