E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur
13/03/2026 21:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Juban të Shkodrës.
Sipas asaj që njofton policia, 19-vjeçari me inicialet L.P. është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel