“Nuk duroj dot më”/ Detaje nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj ishte shpërngulur në Tiranë, ish-bashkëshorti i shkoi pranë pallatit…
Një 74-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në Kuçovë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 24 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “30 Vjetori”, Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi këmbësoren shtetasen R. M., 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., banues në Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A., 47 vjeç dhe R. M., 50 vjeç, të dy banues në Poliçan, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel