SHBA nuk ndalet, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Mes miliona faqeve të dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me Jeffrey Epstein, është publikuar edhe një fotografi ku shfaqen famëkeqi amerikan, ish-Princi Andrew dhe Peter Mandelson.
Në foto, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Mandelson, dhe ish-Princi Andrew shihen të veshur me rroba banje të bardha, ndërsa Epstein kishte veshur një këmishë të errët dhe pantallona të bardha. Ata shfaqen të ulur rreth një tavoline druri në një verandë, me gota me flamurin amerikan përpara tyre.
Pamjet e publikuara nuk tregojnë se kur ose ku është realizuar fotografia.
Megjithatë, sipas raportimeve, fotografia dyshohet të jetë realizuar në Martha’s Vineyard, në Massachusetts, një ishull i vogël i njohur si destinacion pushimesh.
Princi Andrew dhe Mandelson janë marrë në pyetje në raste të ndara lidhur me marrëdhëniet e tyre me Epstein. Të dy janë liruar më pas, ndërsa hetimet për çështjen kanë vijuar.
Ish-Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein, ndërsa Mandelson ka deklaruar se beson se nuk ka vepruar në mënyrë të paligjshme. BBC thekson se Mandelson ka pohuar prej kohësh se fillimisht kishte besuar versionin e ngjarjeve të dhënë nga Epstein dhe avokati i tij, duke thënë se të vërtetën e kuptoi vetëm pas vetëvrasjes së miliarderit në vitin 2019.
Marrëdhëniet e tyre me Epstein çuan në pasoja për të dy. Ish-Princi Andrew u tërhoq nga detyrat dhe titujt mbretërorë, ndërsa Mandelson u largua nga posti i ambasadorit vetëm disa muaj pas emërimit.
Top Channel