Rrëfimi i Nicolo Zaniolo: Çfarë djali i keq, ishin vetëm gjëra të moshës. Flas ende me Mourinhon, nëse Gattuso më grumbullon…
Nuk ka statistikat e paraardhësve të tij, por ka të përbashkët me ta qytetin ku jeton dhe fanelën që vesh. E megjithatë Lois Openda nuk dëshiron të mbetet prapa Cristiano Ronaldos dhe Paul Pogba dhe në pritje për ta treguar këtë në fushë dhe kushedi nëse do të ndodhë me Juventusin, ai vendosi të transferohet për të banuar në zonën Gran Madre në vilën ku kanë banuar pikërisht Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Nico Gonzales.
Në fund të fundit, çfarë të keqe ka të mendosh për gjëra të mëdha? Asgjë, po të mos ishte fakti që belgu pavarësisht se për të ështe detyrimi i blerjes, në verë do të jetë në krye të listës së largimeve nga Zonja e Vjetër me këtë të fundit që edhe pse do të dalë me minusvalencë do të kërkojë ta sistemojë diku tjetër, ndoshta te Fenerbahçe ku thuhet se Tedesco do ta priste me shumë kënaqësi.
Ndërkaq ai mjaftohet me faktin që banon në një ambient me sipërfaqe 1300 m2 duke përfshirë edhe kopshtin. Vila është në një kodër dhe ka një pamje të mrekullueshme mbi qytetin, 4 kate dhe çdo komoditet i mundshëm. Bëhet fjalë për gjëra luksi me Spa ku ka edhe sauna, banjo turke dhe pishinë të brendshme, një dhimë me banjë për të ftuarit dhe e gjithë kjo me pamje nga kopshti dhe një fushë e krijuar si një zonë lojërash për fëmijët.
La Gazzetta Dello Sport kujton se në katin e parë të vilës janë kuzhina, një sallon i madh, salla e ngrënies si dhe një dhomë gjumi me banjë dhe lavanderi. në katin e dytë janë 2 dhoma gjumi me banjë dhe një zonë e gjerë privatësie me dhomë gjumi, banjë dhe dhomë zhveshje. dhe në katin e fundit ëshrë një suitë private
Top Channel