Lufta në Lindjen e Mesme, Zvicra mbyll ambasadën më Teheran: Pasiguria për stafin po rritet

12/03/2026 07:46

Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran për shkak të “rrezikut në rritje” për sigurinë e diplomatëve të saj, njoftoi Berna të mërkurën.

Për dekada të tëra, diplomacia zvicerane ka përfaqësuar interesat e SHBA-së në Iran. Uashingtoni “respekton vendimin e qeverisë zvicerane” dhe shpreh “mirënjohje të thellë për përkushtimin” e stafit të saj, tha ambasada amerikane në Bernë.

Puna e diplomatëve zviceranë “mbetet absolutisht thelbësore për mbrojtjen e interesave të SHBA-së dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, shtoi ajo. Qeveria zvicerane siguroi se, si pjesë e “zyrave të saj të mira” dhe në koordinim me vendet përkatëse, do të përpiqet të “mbajë një kanal të hapur komunikimi” midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Ambasadori në Teheran dhe pesë anëtarë të stafit të misionit u larguan dje nga kryeqyteti iranian me rrugë tokësore dhe tani janë të sigurt jashtë territorit iranian, ndërsa 4 diplomatë ishin larguar tashmë më 3 mars. Anëtarët e misionit diplomatik “do të kthehen në Teheran sapo kushtet ta lejojnë”, sipas deklaratës së qeverisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB