Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama largohet nga salla teksa lexohej raporti i PD, kthehet kur fjalën e merr Manja
12/03/2026 11:17
Nisja e sotme e seancës plenare ka filluar me leximin e raportit të përgatitur nga opozita dhe mazhoranca, në përgjigje të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, dhe rrjedhimisht hapjes rrugë për arrestimin e saj.
Raporti i parë është lexuar nga demokrati Oerd Bylykbashi, ku bëri thirrje që të votohet pro arrestimit të saj, ndërsa pas tij raporti i PS u lexua nga Ulsi Manja, i cili bëri thirrje për votimin kundër.
Kryeministri Edi Rama gjatë kohës së leximit të raportit të PD, është larguar nga salla, për t’u rikthyer në momentin që nisi leximi i raportit të PS.
Top Channel