LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, rëndohet bilanci i viktimave, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja përplaset me ‘Audi-n’ dhe bie nga lartësia
22/07 19:16
Është mbajtur sot seanca plenare, ku në rendin e ditës ishte dhe votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ndërsa në Kuvend mbahej seanca, jashtë tij zhvillohej proteste nga Partia Demokratike.
Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në sallë deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke shprehur kundërshtinë e tyre, ndërsa jashtë sallës tubuesit u përplasën me policinë.
Ata tentuan që të thyenin kordonin e policisë duke hedhur drejt tyre sprej dhe tymuese në ngjyrë blu. Pak çaste më vonë, edhe protesta u shpërnda duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 22 mars.
Top Channel