Europa League/ Nottingham shtanget në shtëpi nga skuadra daneze, Endrick shpëton Lyonin në Spanjë (Rezultatet)

12/03/2026 22:57

Janë luajtur dhe katër ndeshjet e mbrëmjes në fazën e 1/16-ave të Europa League.

Nottingham Forest u shtang në shtëpi nga Midtjylland me rezultatin 0-1, me ekipin danez që vijon të surprizojë në këtë kompeticion. Goli i vetëm u shënua nga Cho Gue-Sung në minutën e 80’, duke i dhënë Midtjylland një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që do të luhet një javë më pas.

Në Spanjë nuk pati fitues mes Celta Vigos dhe Lyon. Ekipi francez u shpëtua nga një gol i Endrick në fundin e takimit, ndërsa spanjollët u detyruan të luanin për më shumë se gjysmë ore me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Iglesias.

Në sfidat e tjera, Genk mundi 1-0 Freiburg, ndërsa Ferencvaros triumfoi 2-0 kundër Bragës.

REZULTATET:

Nottingham Forest 0-1 Midtjylland

Celta Vigo 1-1 Lyon

Genk 1-0 Freiburg

Ferencvaros 2-0 Braga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB