E bujshme nga Spanja/ Barcelona takim me Haaland, agjentja mohon: Asnjë kontakt
Prej shtatorit të vitit 2024, Federata Shqiptare e Futbollit ka themeluar akademinë e saj ‘Elite Youth Development Academy’, një projekt i dedikuar zhvillimit të talenteve më premtuese të futbollit shqiptar.
Lojtarët më të spikatur nga e gjithë Shqipëria janë përzgjedhur nga stafet teknike të FSHF-së, me synimin që në të ardhmen të përgatiten futbollistë cilësorë për ekipet Kombëtare.
Specialistët e ekipeve Kombëtare dhe të Drejtorisë Teknike në FSHF punojnë me këta talente nga e hëna deri të enjten në kompleksin “Benardina Qerraxhia”, ku fëmijët jo vetëm stërviten, por edhe studiojnë dhe edukohen. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës ata rikthehen në shtëpitë dhe klubet e tyre, ku luajnë edhe në ndeshjet e kampionatit. Pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve janë gjithashtu pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave.
Federata Shqiptare e Futbollit mbulon të gjitha kostot e këtij programi dhe ka ngritur një staf të dedikuar me trajnerë dhe kujdestarë që ndjekin nga afër zhvillimin sportiv dhe personal të lojtarëve.
‘Elite Youth Development Academy’ është një projekt afatgjatë që synon rritjen dhe formimin e brezave të rinj të futbollistëve shqiptarë, duke ndërthurur zhvillimin sportiv me atë arsimor, në mënyrë që talentet e së ardhmes të kenë kushtet më të mira për t’u zhvilluar.
Top Channel