Conference League/ AEK-u i Strakoshës dhuron spektakël, triumfon me katër gola në transfertë, Fiorentina ‘nderohet’ në fund

12/03/2026 22:58

Conference League zhvilloi katër ndeshjet e darkës për fazën e 1/16-ave.

AEK-u i Athinës arriti një fitore spektakolare në transfertë kundër Celjes me rezultatin 0-4, ndërsa titullar në portën e ekipit grek ishte edhe gardiani i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Fiorentina arriti një fitore të vuajtur në shtëpi përballë polakëve të Rakow me rezultatin 2-1, me takimin që u vendos nga një penallti në fund që u shndërrua në gol nga Gudmundsson.

Në sfidat e tjera, Crystal Palace barazoi pa gola në Angli me qipriotët e AEK Larnaca, ndërsa Mainz gjithashtu barazoi me rrjeta të paprekura në transfertën çeke kundër Sigma Olomouc.

Sfidat e kthimit do të luhen javën e ardhshme dhe do të keni mundësi t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

REZULTATET:

Celje 0-4 AEK Athens

Crystal Palace 0-0 AEK Larnaca

Fiorentina 2-1 Rakow

Sigma Olomouc 0-0 Mainz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB