Video/ Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

11/03/2026 20:41

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me rezultatin 1-1.

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentuan të gjenin golin e avantazhit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me vendasit që shënuan nga një goditje kënd me Andrich.

Atëherë kur çdo gjë mendohej e mbyllur, ishte Madueke që u pengua në zonë dhe fitoi një 11-metërsh të diskutueshëm për “Topçinjtë”, që u shndërrua në gol nga ishi Havertz.

Çdo gjë do të vendoset javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Londër.

REZULTATI:

Bayer Leverkusen 1-1 Arsenal

Andrich 46′ / Havertz (P) 89′

Goli i Havertz (Video)

Goli i Andrich (Video)

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB