Tragjedia me 41 viktima në Crans-Montana/ Çiftit Moretti i sekuestrohen miliona franga pasuri, hetimet nxjerrin në pah jetën luksoze të tyre

11/03/2026 17:52

Hetimi ndaj Jacques dhe Jessica Moretti, pronarë të barit Le Constellation, vendi ku ndodhi masakra e Vitit të Ri në Crans-Montana në Zvicër, ku mbetën të vrarë 41 persona, ka nxjerrë në pah pasuritë e çiftit të cilët sipas hetuesve jetonin një jetë luksoze.

Sipas raportimeve autoritetet kanë sekuestruar disa makina luksoze dhe ora të shtrenjta që i përkisnin familjes Moretti.

Çiftit i është sekuestruar një ‘Porsche Cayenne’, me një vlerë që varion nga 80 mijë deri në 150 mijë franga zvicerane, si dhe një ‘Mercedes-Benz’, i cili sipas raportimeve mund të kushtojë deri në 50 mijë franga. Në dokumentet e hetimit përmendet edhe një Maserati.

Përveç makinave, autoritetet kanë sekuestruar edhe pesë ora luksoze, ku njëra raportohet të ketë kushtuar nga 12,300 deri në 35 mijë franga zvicerane. Në mesin e orëve të sekuestruara janë edhe tre Rolex, ku vlera i shkon mijëra franga.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara nga çifti Moretti vlerësohet të jetë mbi gjysmë milioni franga zvicerane. Gjatë hetimeve është sekuestruar gjithashtu edhe një pistoletë gjysmëautomatike, së bashku me 14 fishekë, megjithëse Jacques Moretti ka deklaruar se kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB