“Gati aktet nënligjore për bastet sportive”, zbardhen vendimet e Qeverisë: Hapet liceu francez në Korçë, 67 milionë euro për sistemin e kanalizimeve
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Ministri Hoxha e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e pashembullt të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Ky përparim sipas Ministrit reflektohet në ritmin dhe cilësinë e procesit tonë negociues, si edhe në reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse që po ndërmerren në institucionet dhe shoqërinë tonë.
Rruga përpara, sipas tij, është e qartë, por edhe më ambicioze se kurrë.
“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur këtë momentum dhe për të dhënë rezultate sa i takon planeve të përbashkëta dhe ambicioze të punës për procesin e anëtarësimit me të njëjtën vendosmëri që ka udhëhequr përparimin tonë deri më sot. Me Raportet e Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme për Grupkapitullin e Themeloreve (#IBARs) që po kalojnë procesin e verifikimit nga Shtetet Anëtare, si dhe me punën intensive që vazhdon për zbatimin e #Planit të Rritjes, agjenda jonë mbetet e fokusuar, thelbësore dhe e orientuar drejt së ardhmes”, shtoi Hoxha.
Ministri i Jashtëm theksoi se “nuk po kursejmë asnjë përpjekje dhe nuk po humbasim kohë për të përmbushur kriteret e përcaktuara”.
Në një kohë sfidash gjeopolitike në rritje – nënvizoi Hoxha – zgjerimi i Bashkimit Europian ka rifituar rëndësi strategjike si një instrument kyç për shtrirjen e stabilitetit, prosperitetit dhe vlerave demokratike në të gjithë kontinentin tonë.
“Ky është njëkohësisht një moment historik dhe një provë e vendosmërisë sonë kolektive për të përmbushur premtimin e një Europe të bashkuar. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, me vendosmëri, përgjegjësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj projektit europian”, përfundoi Ministri i Jashtëm.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos, përcolli vlerësimin për vullnetin dhe seriozitetin me të cilat Shqipëria ka çuar përpara angazhimet në kuadër të integrimit evropian, në një kohë kur procesi i zgjerimit ka qenë dhe mbetet një proces i bazuar në meritë dhe rezultate reale.
Top Channel