Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
Një konflikt mes disa personash në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Një konflikt mes disa personash në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 marsit, fillimisht pas një përplasjeje mes disa shtetasve që u shoqëruan nga policia në komisariat, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua jashtë një lokali mes familjarëve të tyre. Policia po punon për kapjen e dy autorëve të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policise
Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel