Rritja e çmimit të karburantit pas luftës, Ibrahimaj: Po i monitorojmë, bordi i transparencës do të ngrihet nëse do ketë abuzime

11/03/2026 13:34

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se në këto çaste ende nuk është nevoja që të ngrihet bordi i transparencës për çmimet e hidrokarbureve në vend.

Kjo pas ndryshimeve të çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se monitorimi po bëhet çdo ditë, dhe nëse do të ketë abuzime, do të kalohet në ngritjen e bordit të transparencës.

“Diskutuam për situatën ekonomie në vend, për çmimet e karburanteve, kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të ngritur alertin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit.

Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që mos kalojmë në një situatë emergjente. Po monitorojmë në mënyrë ditore çmimet e bursave për hidrokarburet që hyjnë në vend.

Ende situata nuk është në nivel ngritje bordi transparence por nëse do ketë rritje të çmimeve do të duhet të hyjmë në atë regjim”, u shpreh ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB