Përplaset me makinë 52-vjeçari që lëvizte me biçikletë, transportohet në spital

11/03/2026 12:47
Foto Ilustruese

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr.11 në Durrës.

Një 52-vjeçar, që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë dhe për pasojë është transportuar në spital.

Njoftimi:

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen V. B., rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. N., rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB