Ndeshjet e së martës në Ligën e Kampioneve, me ndeshjet e para të 1/8 të finaleve, dhanë një imazh të pazakontë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë; atë të Antonin Kinsky, portierin e Tottenham që u zëvendësua në minutën e 17 pasi kreu dy gafa të mëdha në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Kinsky, 22 vjeçar, është zëvendësuesi i italianit Guglielmo Vicario dhe këtë të martë bëri debutimin e tij zyrtar në Ligën e Kampioneve, por gjërat nuk shkuan siç shpresonte me çekun që i dhuroi 2 gola skuadrës së Simeones.

Ai që vendosi të thotë diçka në lidhje me atë që i ndodhi Kinsky ishte pikërisht David De Gea, ish portieri i Atletico Madrid, që aktualisht është pjesë e Fiorentinës me spanjollin që i doli në mbrojtje Kinsky

‘Askush që nuk ka qenë portier më parë nuk mund të kuptojë se sa e vështirë është të luash në këtë pozicion-tha De Gea në një postim në rrjetin social X duke iu drejtuar më pas kolegut të tij-mbaje kokën lart dhe do të kesh mundësi tjetër’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB