Bayerni i Mynihut shkatërroi totalisht Atalantën në New Balance Stadium duke e mundur 6-1 dhe e sheh veten praktikisht në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra bavareze dhuroi spektakël në Bergamo por dha edhe një mesazh klubeve të tjera evropiane për këtë edicion të Ligës së Kampioneve.

Por ky triumf i skuadrës së Kompany la një shije të hidhur me klubin bavarez që e pagoi këtë goleadë me tre dëmtime të mundshme

Shqetësimi kryesor ka të bëjë më Alphonos Davies. Mbrojtësi kanadez i krahut që kthehej në fushën e lojës pas një dëmtimi muskular u detyrua të braktisë fushën e lojës mes lotësh pasi vuri re probleme të reja fizike. Kujtojmë se Davies qëndroi jashtë fushave të lojës në periudhën mars-tetor 2025 për një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar.

Po kështu nuk mundën ta mbyllnin të plotë ndeshjen as Jamal Musiala dhe Jonas Urbig; i pari doli nga fusha e lojës duke çaluar në çastet e fundit të ndeshjes, ndërsa portieri u transportua në spital pas një përplasjeje në golin e nderit të shënuar nga Pasalic për Atalantën me dyshimin për tronditje cerebrale. Të gjitha këto i bashkohen dëmtimit të Manuel Neuer që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Ndërkaq, te Bayerni po tentojnë të minimizojnë alarmin por pa e fshehur shqetësimin. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl tha se është në pritje të ekzaminimeve mjekësore. ‘Rasti i Jamal është më pak i rëndi, më shumë ishte si një masë paraprake kujdesi-tha Eberl-Urbig ishte pak i tronditur dhe kishte dhimbje koke, ndërsa dëmtimi i Phonzy, për fat të keq do të jetë sërish diçka muskulare’.

Lajmi më i mirë nga infermieria për Bayernin është fakti që Harry Kane qëndroi të 90 minutat në stol dhe nuk u sforcua pas problemeve fizike të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB