Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi dyshohet se dhunohej nga partneri.
Kanë qenë familjarët e të resë që kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë.
Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga autopsia.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.
25-vjeçarja ka lënë pas edhe një letër ku i kërkonte ndjesë prindërve të saj, dhe shpjegonte se ishte lënduar nga persona që e rrethonin.
“Nuk doja më që ata njerëz që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin”,-ishin fjalët që vajza kishte shkruar në letër.
Xhuana Nikollaj jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.
Top Channel