Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon familja e të ndjerit Martin Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, por nga papërgjegjshmëria e insitucioneve
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Nazar Khamuili, Mark Pettenko, Karoë Oskiera, Oleksander Tavoroski, Mariana Szrarevva dhe Oleh Kulsha.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se SPAK ia dorëzoi gjashtë të pandehurit Gjykatës Antikorrupsion si të dyshuar për grup kriminal dhe për akuzat e trafikimit të personave të rritur, të kryer në kuadër të grupit kriminal.
Ky grup u godit në Vlorë një vit më parë, ku u gjetën disa ukrainas që punonin në kompjuter, ku përmes aplikacioneve, kryenin aktivitete të paligjshme ende nën hetim.
‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha i lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë në javë dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja”, dëshmonte në gjykatë një prej viktimave të këtij rrjeti.
Autoritetet u aktivizuan pas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjellë nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë, që është përdorur dhunë ndaj të trafikuarve, tha në gjykatë edhe ukrainasi tjetër Kiril, i cili tha se ishte dhunuar ngaqë kishte nxjerrë një informacion dhe madje ishte filmuar, një provë që ishte dërguar në Varshavë.
Kur polica shkoi në koordinatat e referuara gjeti në një sallon gjashtë persona me kompjuter përpara. Dhe kur u mor në pyetje nipi i ankuesit, ai kujtoi se e gjeti punën përmes Telgramit, dhe se u intervistua nga një person me nofkën Fresku. Ajo që ju tregua të riut pasi u punësua, ishin videot e frikshme të dhunës ku dukeshin punëdhënësit se si thyenin gjymtyrët e të punësuarve.
Puna që dëshmojnë viktimat e trafikuara është ajo e rekrutimit të shtetasve për të kryer transport droge që më pas nëse i bindnin, i referonin tek dy persona me nofkën Mustang dhe Kika. Gjatë qëndrimit në Shqipëri të rinjve u ishin hequr pasaportat që mos të arratiseshin.
Njoftimi i plotë i SPAK:
SPAK dërgon në gjykatë procedimin ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.18/1 të vitit 2025, ndaj tre shtetasve ukrainas të pandehur:
Nazar Khamuilo, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Mark Petrenko me masë sigurimi “arrest në burg“ dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Karol Oskiera, me masë sigurimi “arrest në burg“ të paekzekutuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Prokurorët e posaçëm të çështjes kërkuan pushimin e akuzës për tre shtetasit e tjerë, pjesë e këtij procedimi penal: Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi.
Rrethanat e fakteve :
Më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore. Është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik
Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë. Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dushohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.
Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni. Pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë, dërgoheshin në Shqipëri. Në Shqipëri të gjithë ishin të detyruar të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës. Hetimet arritën të identifikonin të gjithë personat që qëndronin pas cdo pseudonimi dhe më konkretisht ; Nazar Khamuilo mbante pseudonimin (“Kika”), Mark Petrenko ishte (“E Premtja”) dhe Karol Oskiera ishte (“Veterineri”).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Agjencinë kundër Narkotikëve (DEA) në Shtetet e Bashkuara dhe Autoritetet Gjyqësore Ukraianase për ndihmën e shpejtë dhe mbështetjen për zbulimin e personave të përfshirë në rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve për t’i bërë pjesë e grupit kriminal.
Top Channel