Video/ Spektakël i Valverdes, uruguaiani shënon tre supergola ndaj Cityt dhe afron Realin me kualifikimin në çerekfinale
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave kundër Chelseat me rezultatin 5-2.
Në Parkun e Princave, ishte Paris Saint-Germain ai që mori avantazhin me golin e Barcola në minutën e 10, por Chelsea iu kundërpërgjigj teksa barazoi shifrat me Malo Gusto në minutën e 28′. Një ekuilibër që zgjati 12 minuta, pasi Paris Saint-Germain shënoi sërish, këtë radhë me Dembele, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës kampione në fuqi të Evropës, dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Pas pushimit të ndeshjes, Chelsea sërish iu përgjigj Paris Saint-Germain, teksa barazoi shifrat në 2-2 me Enzo Fernandez. Historia e kësaj ndeshjeje nuk u mbyll këtu, pasi skuadra e Luis Enrique shënoi me Vitinha për t’u kthyer sërish në avantazh, tani 3-2.
Në fund ishte radha e Kvaratskhelias, i cili shënoi dy gola dhe i dha qetësi ekipit të Luis Enrique.
Pas një jave, Chelsea do të kërkojë përmbysjen e madhe në “Stamford Bridge”, edhe pse duket një mision i pamundur, ndërsa PSG është një hap larg çerekfinales.
Rezultati:
PSG 5-2 Chelsea
Barcola 10′, Dembele 40′, Vitinha 74′, Kvaratskhelia 86′ / Malo Gusto 28′, Enzo 57′
Goli i dytë i Kvaratskhelias (Video)
Goli i parë i Kvaratskhelias (Video)
Goli i Vitinhas (Video)
Goli i Enzos (Video)
Goli i Dembele (Video)
Goli i Malo Gustos (Video)
Goli i Barcola (Video)
Formacionet Zyrtare:

Top Channel