Dy stadiume, një emër/ Tifozi spanjoll gabon, nuk sheh Barcelonën por skuadrën e Divizionit të Tretë në Angli
Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me rezultatin 1-1.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentuan të gjenin golin e avantazhit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me vendasit që shënuan nga një goditje kënd me Andrich.
Atëherë kur çdo gjë mendohej e mbyllur, ishte Madueke që u pengua në zonë dhe fitoi një 11-metërsh të diskutueshëm për “Topçinjtë”, që u shndërrua në gol nga ishi Havertz.
Çdo gjë do të vendoset javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Londër.
REZULTATI:
Bayer Leverkusen 1-1 Arsenal
Andrich 46′ / Havertz (P) 89′
Goli i Havertz (Video)
Goli i Andrich (Video)
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel