Irani në Botërorin 2026, Ministri i Sporteve përjashtëson mundësinë e pjesëmarrjes…
Nëse nuk është një revolucion, edhe pak duhet që të jetë i tillë; Luciano Spalletti ka në mendjene tij Juventusin e sezonit të ardhshëm, skuadra që do të duhet të rindeze ambiciet bardhezi edhe për objektiva të rëndësishëm.
Sigurisht që fillimisht do të duhet që të sigurohet kualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por sidoqoftë, trajneri toskan e di nga duhet të nisë, kë mund të sakrifikojë, kush do të lejohet të largohet dhe kush do të mbërrijë.
E përditshmja ‘La Stampa’ krijon dy kampe me formacionet e ojtarëve që do të qëndrojnë me siguri, ata që janë në dyshim dhe kush është i destinuar të largohet. Në kategorinë e parë janëKalulu, Kelly, Bremer, Cambiaso, Thuram, Locatelli, Conceiçao, McKennie, Yildiz, Boga dhe Vlahovic.
Tek lojtarët e sakrifikueshëm spikasin emrat e Perin, Gatti, Adzic, Miretti dhe Koopmeiners. Ata që ‘kanë ngelur në klasë’ janë Di Gregorio, Holm, Cabal, Kostic, Zhegrova, Openda, David dhe Milik. Më e vështirë është përpilimi i listës së shpenzimeve. E sigurt është që Juventusi po kërkon një portier dhe mes emrave më të lakuar janë ata të Alisson, Carnesecchi dhe Vicario. Po kështu kërkohet një mbrojtës të nivelit të Senesi të Bournemouth dhe kombëtares argjëntinase, një lojtar krahu që të jetë në gjendje që të luajë edhe në qendër të repartit të mbrojtjes, si Celik. Po kështu kërkohet edhe një mesfushor me eksperiencë si Kessie dhe Goreztka apo Bernardo Silva që largohet nga Manchester City me parametra zero dhe që kërkohet nga gjysma e Evropës. Një tjetër përforcim që duhet është për një sulmues krahu me kthimin e mundshëm të Nico Gonzales dhe për një qendërsulmues që mund të jetë Kolo Muani.
Top Channel