Presidenti Trump mirëpret në SHBA Iranin…për të marrë pjesë në Kupën e Botës
Ministri i Sporteve në Iran, Ahmad Donyamali e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së Iranit në Botërorin e kësaj vere në SHBA për shkak të luftës së shpërthyer në Lindjen e Mesme.
Në 28 shkurt, SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore kundër Izraelit gjatë të cilave humbi jerën lideri suprem iranian Ajatollahu Ali Khamenei, ndërkohë që kujtojmë se SHBA edhe verën e kaluar sulmoi Iranin
‘Që nga momenti kur kjo qeveri e korruptuar vrau liderin tonë, nuk jemi në kushtet për të marrë pjesë në Botëror-tha Donyamali në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA-për shkak të masave keqdashëse të ndërmarra kundër Iranit e shohim veten të detyruar të luftojmë 2 luftëra në 8 apo 9 muaj dhe mijëra bashkëkombas tanë janë vrarë. Kështu që nuk kemi mundësi të marrim pjesë në kompeticion në asnjë mënyrë’
Irani u kualifikua direkt për në fazën finale të Botërorit të këtij viti që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në 11 qershor deri në 19 korrik. Skuadra iraniane është programuar të luajë të 3 ndeshjet e grupit me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re në qytetet amerikane; dy të parat në Ingleëood të Kalifornisë dhe të fundit në Seattle.
Edhe presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, po kështu la të nënkuptohet për njër bojkot pas asaj çfarë ndodhi edhe me skuadrën e vajzave në Kupën e Azisë ku 6 futbolliste vendosën që të qëndrojnë në Australi pasi fituan azil nga qeveria australiane.
‘Cili person me logjikë do të dërgonte kombëtaren në SHBA kur Botërori ështës po aq politik sa turneu në Australi?-tha Taj
Gjithsesi ende nuk është e qartë se kjo deklaratë e Ministrit të Sporteve është një vendim përfundimtar apo jo, ndërkohë që më herët, presidenti i FIFA, Gianni Infantino kishte deklaruar në një postim në Instagram se Donald Trump i kishte thënë se skuadra e Iranit ishte e mirëpritur për të marrë pjesë në turneun e SHBA pavarësisht luftës.
Top Channel