Irani minon ngushticën e Hormuzit/ Trump i kërcënon: Hiqini! Do të përballeni me pasoja që nuk janë parë ndonjëherë

11/03/2026 11:20

Irani ka nisur vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, nyja më e rëndësishme energjetike në botë që transporton rreth një të pestën e gjithë naftës bruto.

Lajmin e përcjell CNN, i cili citon dy persona që kanë pasur qasje në të dhënat e inteligjencës amerikane mbi këtë çështje. Irani ende zotëron rreth 80% deri në 90% të anijeve të tij të vogla dhe pajisjeve për vendosjen e minave, tha një nga burimet, kështu që forcat e tij mund të vendosin qindra mina në këtë rrugë detare. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili kontrollon aktualisht ngushticën së bashku me marinën e Iranit, e ka aftësinë të angazhojë një numër të madh anijesh për vendosjen e minave dhe të tjera të ngarkuara me eksploziv dhe bateri raketash.

Donald Trump u shpreh në një postim në Truth Social se “nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe ne nuk e dimë, ne duam që ato të hiqen, MENJËHERË!” Ai shtoi se nëse minat që janë vendosur dhe nuk hiqen, Irani do të përballet me pasoja “në një nivel që nuk është parë ndonjëherë deri më tani.

Pas postimit të Trump, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi në X se me urdhër të presidentit, Komanda Qendrore e SHBA-së “ka eliminuar një sërë anijesh për vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, duke i shkatërruar me saktësi të pamëshirshme. “Ne nuk do të lejojmë që terroristët të mbajnë peng Ngushticën e Hormuzit,” ishte komenti i tij. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi më vonë se kishte shkatërruar pranë Hormuzit disa anije iraniane, përfshirë 16 për vendosje minash.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike më parë kishte paralajmëruar se çdo anije që kalon nëpër ngushticë do të sulmohej, dhe kanali është në fakt i mbyllur që nga fillimi i luftës. Gjendja e ngushticës është përshkruar për CNN si një “luginë e vdekjes” për shkak të rreziqeve që përfshijnë aktualisht kalimin atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB