Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon familja e të ndjerit Martin Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, por nga papërgjegjshmëria e insitucioneve
Qeveria do të miratojë së shpejti aktet nënligjore sa i takon ligjit për bastet sportive në vend.
Deklaratën e bëri sot ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Qeverisë.
“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt, i cili është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online”, theksoi Malaj.
Sipas tij “Kërkohet punë dhe është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që kuadri ligjor për bastet sportive të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”.
Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë u miratua strategjia për arsimin për vitet 2027-2032.
Ministrja Kumbaro theksoi se “do të vijojë me të njëjtin intensitet, plani për teknologjinë e informacionit, brenda sistemit parauniversitar, si në menaxhimin e sistemit përmes SMIP, por dhe vazhdimi i pajisjes së shkollave, deri në 1000 laboratorë inteligjentë, por edhe pajisja e të gjithë mësuesve, sidomos në gjimnaze, me laptopë në shërbim të mësuesve të gjimnazeve”.
Kumbaro bëri të ditur se pjesë e kësaj strategjie do të jetë edhe hapja e liceut francez në Korçë.
Gjatë mbledhjes së qeverisë u miratua gjithashtu marrëveshja tip që do të lidhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim garantimin e cilësisë së shërbimeve në stacionet e plazhit dhe përfitimin e të ardhurave nga njësitë e qeverisjes vendore.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se “marrëveshja garanton që të gjitha të ardhurat që do të gjenerohen nga këto marrëveshje do të përfitohen nga njësitë e qeverisjes vendore. Po ashtu, me vendim të këshillave bashkiakë do të miratohen tarifat, të cilat do të mund të monitorohen periodikisht duke marrë parasysh zhvillimet lokale”.
Në të njëjtën kohë, në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe një nismë për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Durrës, e cila do të financohet në kuadër të investimeve për infrastrukturën ujore.
Projekti parashikohet të financohet në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe kap vlerën totale prej rreth 67 milionë eurosh. Nga kjo shumë, rreth 47.7 milionë euro pritet të sigurohen në formën e grantit.
Top Channel