30 vjet nga debutimi i Michael Schumacher-it me Ferrarin, ku fitoi 5 tituj Kampion Bote
Fillimi i sezonit në Botërorin e Formula 1 nuk ishte entuziazmant për Aston Martin. Skuderia britanike ka pasur shumë probleme me njësinë e fuqisë së motorit që po i kompromentojnë shumë paraqitjet e pilotëve në pistë dhe duket se nuk ka zgjidhje të shpejtë të këtyre problemeve.
Bëhet fjalë për një situatë kaq të vështirë saqë sipas Adrian Newey rrezikohet që sistemi nervor i pilotëve të dëmtohet
Një bashkëpunim i vështirë
Problemet në njëvendëshen e Aston Martin janë serioze dhe kanë të bëjnë me vibracionet e percepruara në brendësi të makinës. Ato janë shumë intensive për të lejuar një zhvillim korrekt të garës. Një rrethanë kjo që ka krisur raportet e bashkëpunimit mes skuderisë dhe motoristit dhe deklaratat e Adrian Newey duket se përfaqësojnë një krisje akoma më të thellë të tyre. ‘Tjetër gjë është kur janë pilotët që thonë diçka, por kam mbetur pak i shtangur me motivin për të cilin Newey foli direkt në emër të tyre-tha Koji Watanabe, presidenti i Hondas
Por frustrimi i Newey është mëse i kuptueshëm. Viti 2026 shënonte nisjen e një epoke të re për Formula 1 dhe të paraqitesh me një njësi fuqie motori difektoze nuk mund të kënaqë pritshmëritë e një skuadre që do të donte të luftonte për titullin. Por diçka duket se ka nisur të lëvizë.
‘Duam të punojmë së bashku si skuadër-vijon Watanabe-mendoj se për Hondan do të jetë e rëndësishme të thellojë akoma më shumë bashkëpunimin me Aston Martin në Silverstone’
Por gjithsesi tensionet mbeten dhe një ndërprerje e parakohshme e kontratës nuk është më një hipotezë e largët.
Top Channel