Të gabosh stadium me vetëm 550 km dhe të gjendesh duke parë ndeshje të Divizionit të Tretë të futbollit anglez në vend të asaj Ligës së Kampioneve? Kjo është ajo që i ka ndodhur një tifozi spanjoll të Barcelonës që banon në Londër, që kishte dëshirë të ndiqte skuadrën e Flick në përballjen me Newcastle, por e pa veten në stadiumin e Exeter City që është pjesë e Ligës së Tretë në futbollin anglez.

Gabimi i tifozit që ne dukje është i pabesueshëm, lind nga fakti që të dy stadiumet kanë të njëjtin emër: St.James Park. Tifozi spanjoll me siguri kishte shkruar emrin në navigatorin e tij dhe u drejtua prej tij pa e kontrolluar destinacionin që donte ai.  Me të arritur në vend e kuptoi se kishte gabuar totalisht dhe ai që e ngushëlloi ishte Adam Spencer, përgjegjësi i grupimit të tifozëve të Exeter.

‘Nuk fliste mirë anglisht-tregon Spencer-ishte shumë i zhgënjyer dhe pak i turpëruar dhe kështu e ftuam të shihte një ndeshje në St.James Park’.

Fati deshi që skuadra e Exeter pikërisht mbrëmjen e së martës kishte ndeshjen me skuadrën kryesuese të kampionatit Lincoln që e fitoi 1-0. ‘Mund të kthehet kur të dojë-shtoi Spencer. Gjithsesi, tifozi spanjoll përjetoi një mbrëmje futbolli edhe pse ishte krejt ndryshe nga ajo që kishte parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB