Atletico me një këmbë në çerekfinalet e Championsit, triumfon me 5 gola në ndeshjen e parë kundër Tottenham
Pasanikët e futbollit evropian dmth anglezët, do të bëhen akoma më të pasur dhe do të shpenzpojnë akoma më shumë. UEFA po shfaqet gjithnjë e më e shqetësuar për rregullat e reja financiare që sapo u miratuan nga Premier League dhe ka frikë se këto rregulla do të ndryshojnë ekuilibrat ekonomike dhe sportive të futbollit evropian.
Çfarë është Squad Cost Ratio. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, klubet angleze do të aplikojnë sistemin e mbiquajtur Squad Cost Ratio (SCR) që do t’iu lejojë skuadrave të kategorisë më të lartë të futbollit anglez që deri në 85% të të ardhurave të tyre t’i destinojnë për mbulimin e kostove të skuadrës duke përfshirë edhe pagat dhe transferimet e futbollistëve. Në disa rrethana, falë mekanizmave të tolerancës, kufiri mund të arrijë deri në 115%, ndërkohë që BBC kujton se limiti i fiksuar nga UEFA për skuadrat e impenjuara në kompeticioneve evropiane është shumë më e ulët; tavani është 70% e të ardhurave
Premier League gjithnjë e më e pasur. Kjo do të thotë se klubet e Premier League që nuk marrin pjesë në turnetë kontinentale do të mund të kenë një hapësirë shpenzimi shumë superiore në krahasim me rivalët e tyre evropiane duke forcuar akoma më shumë fuqinë ekonomike të kampionatit anglez dhe duke konfirmuar edhe dominimin aktual në Champions League ku janë deri në 6 skuadra në 1/8 e finaleve. Shqetësimi i UEFA është se ky çekuilibër rrezikon të vërë nën presion klubet e tjerë në kontinentin evropian që do të jenë të detyruara të rrisin kostot dhe të marrin përsipër më shumë risqe financiare vetëm që të mbajnë futbollistët e tyre
Andrea Traverso, drejtor për qëndrueshmërinë financiare të UEFA nënvizoi se Premier League gjeneron ¼ e të ardhurave totale të klubeve evropiane dhe se një rritje e mëtejshme e kapaciteteve për të shpenzuara do të bënte që talentet e futbollit të shkonin në Angli. Të dhënat e fundit tregojnë në fakt se 40% e futbollistëve më të vlefshëm të botës janë tashmë në kampionatin anglez, një tendencë që sipas UEFA është e destinuar të forcohet akoma më shumë me sistemin e ri.
Por Premier League i ka hedhur poshtë kritikat. Shefi Ekzekutiv i ligës, Richard Masters shpjegoi se modeli i ri synon të garantojë më shumë konkurrencë të brendshme duke iu dhënë klubeve që nuk luajnë në kompeticionet evropiane mundësinë për të investuar për të reduktuar hendekun me klubet më të pasur.
Top Channel