FIFA, Gianni Infantino entuziast: Botërori do të jetë një festë totale, janë kërkuar mbi 500 milionë bileta
E ardhmja e Neymar me kombëtaren braziliane për ndeshjet e ardhshme miqësore e si pasojë, pjesëmarrja e mundshme e tij në Botërorin e këtij viti, është në një moment kritik.
Sulmuesi 34 vjeçar është lënë jashtë skuadre te Santosi për ndeshjen me Mirassol, e vlefshme për raundin e 5 të kampionatit brazilian të futbollit
Mungesa e tij krijoi pasiguri jo vetëm brenda Federatës Braziliane të Futbollit, CBF, por edhe te trajneri i Seleçaos, Carlo Ancelotti që e kishte përfshirë Neymar në listën paraprake të tij dhe kishte vendosur të vlerësonte personalisht paraqitjet e tij përpara se të bënte zgjedhjet përfundimtare
Neymar nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së hënës për shkak të një lodhjeje muskulare. Kjo bëri që trajneri i Santosit, Juan Pablo Vojvoda, të vendosë ta lërë atë jashtë skuadre për ndeshjen me Mirassol. Ancelotti kishte planifikuar të shkonte në stadiumin Maião, në Sao Paulo, për të vëzhguar nga afër ish sulmuesin e Barcelonës dhe Paris Saint Germain. Trajneri italian do të bëjë të ditur listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore të këtij muaji, të hënën e ardhshme.
Top Channel
FIFA, Gianni Infantino entuziast: Botërori do të jetë një festë totale, janë kërkuar mbi 500 milionë bileta