Përplasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, arrestohet i riu në Berat

10/03/2026 09:59
Foto Ilustruese

Është vënë në pranga i riu që përplasi me makinë një 42-vjeçar që po qarkullonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 mars në aksin ‘Dimal-Berat’, ku pas përplasjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale H.M., u largua nga vendngjarja.

42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB