Numri i lartë i të paraburgosurve, Gjykata e Lartë nis procedurat për rishikimin e vendimit unifikues për masën “arrest me burg”

10/03/2026 12:32

Ky është vendimi i 15 vite më parë që duke marrë shkas nga qëndrimi ndaj të kërkuarit Ilir Kumbaro, e detyroi gjykatën të unifikojë kriteret që duhet të mbahen parasysh kur shpallet masa e arrestit në burg.

Kur debatet për mbushjen e burgjeve me të paraburgosur po shoqërohen me akuza, Gjykata e Lartë ka thirrur kolegjet e bashkuara që do të mblidhen në nëntë prill, për të rishikuar edhe njëherë këtë vendim dhe për të nisur procedurat për ndryshimin e pjesshme të këtij vendimi. Megjithatë për Gjykatën e Lartë zyrtarisht indiciet nuk janë nga ankesat publike, por nga rasti i shtetasit Bektash Zeneli, arrestuar në flagrancë për drogë

Në vendimin unifikues që do të rishikohet pikat kryesore të kolegjeve të bashkuara të kohës janë kriteret për masën duke nisur nga helmimi i provave që bëhet rast pas rasti, se masa nuk mund të vendoset me në prezumime imagjinare mbi mundësinë e ikjes të të gjykuarit. Dhe ç’është më e rëndësishme gjykatat duhet të argumentojnë rrezikshmërinë sipas dinamikës.

Aktualisht në burgje janë 4463 të burgosur nga të cilët 2485 janë të paraburgosur, ose rreth 55.7 përqind e tyre nuk kanë ende një vendim fajësie.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB