Santos, Neymar dëmtohet sërish; edhe grumbullimi me Brazilin vihet sërish në dyshim
Një skuadrës xhamajkane do të luajë me një skuadër të reduktuar në SHBA, pasi një pjesë e saj nuk u pajis me vizë për të hyrë në vend. Kjo është ajo që i ndodhi ekipit të Mount Pleasant dhe që përbën një sirenë alarmi në prag të Botërorit të kësaj vere.
Mount Pleasant është programuar të luajë ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të CONCACAF Champions ndaj LA Galaxy, por është e detyruar të luajë me një skuadër të redukutar pasi 10 futbollistë të saj nuk u pajisën me vizë. Skuadra xhamajkane ka në radhët e saj 7 futbollistë nga Haiti dhe bashkë me ta 3 të tjerë u bllokuan në Xhamajkë.
Qeveria amerikane që ka ndërmarrë një politikë shumë kufizuese për emigracionin, ka pezullar procedurat për dhënien e vizave për 75 vende mes të cilëve edhe Haiti
Mount Pleasant pati vështirësi në caktimin e një takimi me amabasadën amerikane në Kingston dhe kështu skuadra u detyrua të udhëtojë drejt SHBa me vetëm 18 lojtarë, 5 nga të cilët të marrë nga akademia. ‘Nuk duam thjesht të jemi prezentë për ndeshjen, duam të jemi kompetitivë dhe na ndalohet-denoncon drejtori sportiv i klubit, Paul Christie. Kërkesat për vizë janë lënë pezull nga SHBA për 4 vende, kombëtaret e të cilave janë kualifikuar për në Botërorin e kesaj vere; Haiti, Bregu i Fildishtë, Senegal dhe Iran.
Top Channel