Lazio do të luajë mbrëmjen e së dielës me Milanin në Olimpico dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në tribuna, por vetëm për këtë sfide.

Grupimi i tifozerisë së organizuar i skuadrës bardhekaltër mori vendimin që të kthehet në stadium pas protestës së kryer dhe u fton të gjithë lazialët të ndjekin këtë shembull përpara se të kthehen të braktisin sërish shkallët e stadiumit. 

Në një komunikatë, ky grupim thekson se vullneti për t’u kthyer te kjo ndeshje në shtëpi të Lazios, nuk do të thotë se është ndalur protesta kundrejt klubit, por bëhet për të dhuruar një spektakël të fundit koreografik dhe për t’i shfaqur ngrohtësinë skuadrës dhe trajnerit, për të mos hyrë më në stadium deri në fund të kampionatit.

‘Një vendim i dhimbshëm, por i cilësuar si i nevojshëm për t’iu treguar drejtuesve të klubit se nuk do të jemi bashkëpunëtorë në dështimet e tyre-thuhej ndër të tjerat në komunikatën e grupimit të tifozëve të Lazios.

Pra, tifozët e Lazios do të kthehen në Olimpico për ndeshjen me Milanin për të ngjyrosur tribunat e impiantit dhe në Itali kjo po shihet edhe si një asist për Interin në garën për titullin. Tifozët ultras të Interit janë në raporte shumë të mira me ata lazialë prej një dekade dhe për këtë arsye ky kthim i tyre në stadium pikërisht për ndeshjen me Milanin që është në garë për titullin, nuk konsiderohet i rastësishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB