Video/ Momenti emocionues për Osimhen përpara ndeshjes, ekipi turke përkujton nënën e nigerianit që ka ndërruar jetë…
Thuhet se në Napolin qan 2 herë; kur vjen dhe kur largohesh. Por për Khvicha Kvaratskhelia, kjo shprehje duket se është e vërtet vetëm përgjysmë.
Futbollisti gjeorgjian, përpara pak më shumë se 1 viti u largua nga Napoli për të veshur fanelën e Paris Saint Germain për 70 milionë euro dhe me këtë zgjedhje ai goditi në shenjë pasi me klubin parizien ai fitoi gjithçka duke përfshirë këtu edhe shumë të lakmuarën Champions League. Janë këto suksese që bënë që gjeorgjiani të harrojë shpejt jetën e tij në Napoli.
‘E adhuroj Parisin, më pëlqen gjithçka-tha Kvaratskhelia në një intervistë për ‘Le Parisien’-sa më shume e mendoj, aq më shumë e vlerësoj faktin që njerëzit këtu janë shumë të respektueshëm. Kur del, nuk të shqetësojnë shumë. Në restorant, psh të pyesin në fillim përpara se të vijnë për të bërë një foto. Më pëlqen shumë. Është qyteti më i mirë ku mund të shëtisësh me bashkëshorten tënde’
Më pas Kvarastkhelia theksoi se për të është një nder që ka veshur fanelat e skuadrave si Napoli dhe Paris Saint Germain.
‘Kur vjen nga një vend i vogël si i imi, të luash me një prej skuadrave më të mira të botës, padyshim është një ëndërr-shtoi Kvaratskhelia-të vija te Napoli ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Isha shumë krenar. Por kur Paris Saint Germain më kontaktoi e kuptova se isha bërë një futbollist i nivelit botëror’
Gjeorgjiani riktheu skuadrat e tij te suksesi pas një periudhe të gjatë pa trofe
‘Jam me shumë fat-tha Kvaratskhelia-edhe te Napoli kishin vite që nuk e fitonin titullin në Serie A, ia dolëm përpara se unë të largohesha nga klubi. Me PSG dhe Champions League ndodhi e njëjta gjë. Në Gjeorgji themi se nëse hyn në dhomë me këmbën e djathtë, do të kesh fat. Kështu që unë hyra në Paris me këmbën e duhur’
Dhe në fund gjeorgjiani tha diçka edhe për pseudonimin ‘Kvaradona’ që i vunë te Napoli.
‘Kur të krahasojnë me Maradonën është diçka me shumë peshë. Askush nuk mund të krahasohet me të. Por kur tifozët më vunë këtë pseudonim isha shumë i lumtur sepse tregonte sesa më donin. Më preku shumë dhe isha shumë krenar-përfundoi intervistën e tij Kvaratskhelia.
Top Channel