Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në SPAK
10/03/2026 09:09
Sot do të zhvillohet seanca e radhës së gjyqit për Gërdecin.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Fatmir Mediu është paraqitur ne SPAK.
Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, edhe sipas kodit ushtarak, edhe sipas kodit penal, dhe prej muajsh është nën gjykim në Gjykatën Antikorrupsion, seanca të cilat ndiqen rregullisht edhe nga familjarët e fëmijës së vrarë në tragjedinë e 15 marsit.
Top Channel