Fillimi i sezonit në botërorin e Formula 1 ka nisur me polemika që kanë ngritur debate si brenda ashtu edhe jashtë paddock-ut. Njësitë e reja të fuqisë së motorit përfaqësojnë një pikë kthese për kampionatin për të cilar skuadrat dhe pilotët u deshën të zhvillojnë dhe të përshtasin mënyrën e drejtimit në bazë të një propoziomi që kërkon ndoshta më shumë strategji se talent

Skuadrat kliente kundër

Mercedes duket se ka ditur të shfrytëzojë më mirë rregullat e reja duke ndërtuar një motor, që të paktën për momentin, duket se nuk ka shumë rivalë në vijën e startit. Sidomos për shkak të raportit variabël të kompresionit; një zgjidhje teknike e një niveli të lartë, por që po kontestohet nga të gjitha skuadrat e tjera, mes të cilave edhe McLaren, Williams dhe Alpine që furnizohen me motorë pikërisht nga Mercedes. Të thuash që janë thjesht të pakënaqur është shumë pak, duke parë se McLaren vinte me dy tituj botëror dhe në Australi vetëm Norris e kaloi vijën e finishit

Kërkohen sqarime

Skuderia angleze është në mënyrë të veçantë e mërzitur sepse ndonëse ka motor të njëjtë, rezultatet në pistë janë shumë të ndryshme, ‘Diskutimi Mercedes për mundësinë për të pasur më shumë informacione po vijojnë prej javësh-tha shefi i McLaren, Andrea Stella. Problemi, pra qëndron se si të bëhet që të funksionojë më mirë

‘Duhet të punojmë për të shfrytëzuar potencialin e njësisë së fuqisë, por si ta bëjmë këtë nuk është e qartë-shtoi Stella. Përgjigjja e Toto Wolff ishte e menjëhershme: ‘Nuk është asnjëherë e mundur që të kënaqësh të gjithë. Por mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të kërkosh të ofrosh një shërbim të mirë’-tha Wolff.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB